Televizori | Një njeri e kishte dërguar televizorin te mjeshtri për ta riparuar. Mjeshtri e pyet: -Ç'ka ka televizori? -S'di për nder, isha duke e kruar veshin me gjilpërë, kur, papritmas iu ndal zëri televizorit! |
Dy pyetje |
Femra e re erdhi te falltari. Ai i kërkoi 20 dollarë dhe tha se do t'i përgjigjet vetëm në dy pyetje për atë shumë të hollash. Zonjusha e re pas mëdyshjes, megjithatë pagoi paratë dhe e pyeti: -"A nuk është tepër shtrenjtë për vetëm dy pyetje?" -"Po, tepër shtrenjtë është" -iu përgjigj falltari, "e cila ishte pyetja e dytë?". |
Femra e përsosur |
Njeriu mbeti i pamartuar, sepse tërë jetën kërkonte femër të përsosur. Kur u bë 70 vjeçar, dikush e pyeti: -"Ke udhëtuar tërë botën. Si nuk e gjete një femër të përsosur." Plaku u pikëlluar shumë dhe tha: -"Njëherë ishaafër një femre të tillë". Tjetri vazhdoi: -"Po ç'ndodhi? Pse nuk u martove me të?" Plaku, edhe më tej i pikëlluar, ia ktheu: -"Ç'të bëj? Ajo po ashtu kërkonte mashkullin e përsosur." |
Shpëtimtarja |
Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante... -E martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset... -E mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drek në kabinën e tij... -E enjte, kapiteni i anijes kërkon që ta kaloj natën me mua.... -E premte, Kapiteni i anijes m'u kërcënua se nëse nuk pranoj të flej me të do ta fundos anijen me gjithë 387 pasangjerët.... -E shtunë, i shpëtova 387 pasangjerët nga anija jonë!!! |
Lepuri |
Lepuri ishte duke i mprehur dhëmbët. Kalon ujku dhe e pyet -"Ç'ka po bënë o lepur" -"Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin"-ia kthen lepuri. -"Ç'ka po bën o lepur?"- pas pak kalon ariu dhe e pyet. -"Po i mpreh dhëmbët se dua ta hajë luanin"-ia kthen lepuri. -"Ç'ka po bën o lepur?"- e pyet luani i cili kishte dëgjuar aferën e lepurit dhe kishte vendosur të bindet. -"Qe bre luan, po i mpreh dhëmbët dhe po flas pa lidhje" -ia kthen lepuri. |
Prizrenalia |
-"Prej nga jeni" - pyet një udhëtar prizrenalinë në autobus. |
Livadhi |
-"E dashur, në zemrën time është një livadh, e në atë livadh është një lule, e ajo lule je ti" - i thotë djali vajzës. -"I dashur, edhe në zemrën time është një livadh, në atë livadh është një kali, e ai kali je ti" - ia kthenë vajza. |
Shahisti |
-"E dashur, dua të martohem me ty" - e propozon djali vajzën. |
Nusja e vjehrra |
-"Ç'është kjo punë moj nuse, shoqet e tua zgjohen në ora 8 e ti në 12 dhe atë çdo ditë" -i ankohet vjehra nusës. |
Kamarieri |
-"Beni sa bëjnë 20 + 20", e pyet mësuesja Benin |
Vetëm një herë |
-"Sikur të mund të lindeshe edhe një herë, ç'do të dëshiroje të bëhesh?" - e pyet njeriu shokun e vet. |
Vullkanizuesi |
Vullkanizuesi i posamartuar, e sjell nusën e re në banjo, e mbush kadën plotë ujë dhe i thotë: |
Hajni i shkathtë |
Hajnit të dënuar me vdekje, i thotë prifti: |
Gruaja e shpejtë |
-"I dashur, pritëm edhe dhjetë minuta,jam gati së rregulluari dhe shkojmë pastaj në banket" - i thotë gruaja - burrit. |
Vetëm tre herë |
-"Grua, a më ke tradhëtuar ndonjëherë?" - e pyet futbollisti gruan. |