E MARTE, 2017-12-12, 7:18 AM                                                                                                  

Shqipetaret se bashku

Welcome Guest

Search
Site friends
Site menu
News calendar
«  dhjetor 2017  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31
Our poll
Rate my site
Total of answers: 24

Horoskopi Per Vitin 2008

Dashi
Fillimi i vitit

Nen trysnine e Marsit, do te ndiheni si ne kafaz kete vit, vecanerisht ne muajt Mars dhe Prill. Po, asnje frike, frenoni padurimin tuaj dhe do te arrini te ktheni ne favor tuaj shume situata.

Dashuria

2008-a do te jete per ju te shenjes se Dashit, nje vit pozitiv ne dashuri edhe pse do ju duhet te mbani nen kontroll shpeshhere impulset qe karakterizojne shenjen tuaj. Fillimi i vitit do te jete i mbare. Tranziti qe Venusi do te beje te Shigjetari do ju ndihmoje edhe ju qe jeni me te turpshmit qe te jeni brilante ne nje lidhje apo te fitoni zemra te reja. Per ciftet do te kete lumturi dhe harmoni. Embelsia do te karakterizoje lidhjet tuaja. Ne pranvere do te vazhdoje klima pozitive dhe nje qetesi do te beje qe t�i shihni me pozitivisht gjerat. Do te kete nje situate pushimi ne vjeshte, ku ciftet do te kerkojne te marrin fryme nga prania e njeri-tjetrit. Por kini kujdes se do t�ju dalin surpriza te papritura qe do t�ju duhet t�i perballoni. Ne muajt tetor dhe ne nentor duhet te mos beheni te padurueshem dhe do te dini te kapni mundesite qe do ju ofrohen. Ne dhjetor, Venusi mund t�ju sjelle disa perplasje te vogla ne fushen sentimentale, por mjafton mos tregoheni kokeforte dhe do te arrini qe t�i perballoni situatat me me shume qetesi.

Puna dhe karriera

Ju miq te Dashit ju pret nje fillim viti i mbare qe do t�ju dije t�ju sjelle vetekenaqesi ne pune. Kjo fale qendrimit te Merkurit ne shenjen tuaj. Objektivat qe deri me sot ju jane dukur te paarritshem, tani mund te behen me afer, sigurisht qe shume prej jush do jene fitues. Perpiquni te perfitoni nga kjo periudhe e mire per te ripare pozicionin tuaj profesional. Por, kujdes sepse disa kolege mund te mundohen t�ju vene shkopinjte ne rrota. Ne pranvere, gjerat do te behen me te veshtira. Por, mos reagoni para kohe. Merreni me qetesi dhe puna do te rrjedhe.



Demi
Fillimi i vitit

Fillimi i 2008-es do ju dhuroje disa arritje ne fushen e dashurise qe do te vijne papritur dhe do ju bejne shume entuziaste. Venusi do te dije te krijoje per ju te shenjes se Demit nje atmosfere te mire ne fushen e ndjenjave.

Dashuria

Do te keni muaj ne te cilet dashuria do te triumfoje. Do ju shoqeroje nje ndjenje e embel dhe pasiononte, per te cilen keni nevoje. Por mos e ekzagjeroni shume me embelsine, sepse rrezikoni qe t�ju merzitet partneri shume shpejt. Ne pranvere me rritjen e temperaturave do te rritet dhe erotizmi juaj. Muaji mars dhe prill do te jene shume favorizues edhe per ata qe jane single. Do te mund t�ju vijne aventura djegese. Nese keni nje partner ky eshte momenti i duhur per te forcuar edhe me shume lidhjen tuaj. Dikush mund te flase edhe per martese, pse jo. Ne maj dicka mund te shkoje keq, por duroni dhe prisni per te kaluar. Vera do te jete e mbushur me eros dhe situata pikante. Ndoshta ndonje dashuri mund edhe te mbyllet per t�ia lene vendit nje tjeter personi me te denje per jeten tuaj.

Puna dhe karriera

Ne muajt e pare te vitit 2008 do te jeni pak te shperqendruar ne punen tuaj, per shkak te qendrimit te Merkurit, i cili nuk eshte se ju favorizon shume. Nuk do te arrini te coni ne fund ndonje objektiv qe e keni per zemer. Por, mos u shqetesoni kjo periudhe negative do te kaloje ne muajin mars. Ne kete muaj do te mundni te zgjidhni problemet qe mendonit se nuk do i zgjidhnit dot. Ne prill kalimi i Uranit te shenja e Peshqve do te zgjoje fillimin e nje faze te re pozitive ne karrieren tuaj. Do te ndiheni me produktive dhe nuk do te jeni me te shperqendruar. Ne maj dhe qershor do te testoni veten tuaj per aftesite ne profesion. Ju pret nje e ardhme e shkelqyer ne karrieren tuaj, por beni pak durim. Marredheniet me eproret do te permiresohen. Jini me kembengules dhe do te realizoni projekte te medha.



Binjaket
Fillimi i vitit

Per ju binjaket fillimi i vitit 2008 nuk do te jete shume entuziast ne dashuri, perkundrazi mund te jete nje periudhe disi e rrezikshme per ciftet. Do te kene konflikte e zenka. Ciftet duhet ta kalojne kete periudhe �termeti�.

Erosi

Qe nga muaji shkurt, raportet ne cift do te permiresohen disi. Por vetem ne pranvere do te mund te merrni fryme lirisht ne lidhjen tuaj ne cift. E njejta gje vlen edhe per ata qe jane te vetem. Kujdes nga dimri dhe perpiquni te mos lendoni personat qe ju duan. Muaji maj dhe qershor do te jene muajt e pasionit dhe harmonise. Me ne fund ciftet do te mund te kalojne momente lumturie qe i kishin mbytur zenkat e debatet. Ndersa per ata qe jane single mund te marrin ndonje puthje vjedhurazi te personave qe kane deshiruar prej kohesh. Ne vere akujt e dimrit do te shkrijne teresisht dhe dashuria do te vihet ne prove te forte. Per ata qe jane vetem, vera do te jete nje periudhe gri, ne kerkim te gjysmes se munguar. Por me ne fund vjen vjeshta ku te gjithe Binjaket do te gjejne momente qetesie, pasioni dhe lumturie. Ne dhjetor, kur Venusi te kaloje ne shenjen tuaj, do te rifitoni besimin te partneri. Pasioni do te jete i madh me ata te shenjes se Peshores, Ujorit dhe Luanit.

Puna dhe Karriera

Nje vit i ri qe do te nise shume mire ne aspektin profesional. Projektet qe keni bere deri me sot do te marrin nje shtyse me shume drejt realizimit. Ne pranvere, do ju duhet te zgjidhni ndonje problem te vogel qe do t�ju dale rruges. Me inteligjencen tuaj do te mund te perballoni cdo lloj veshtiresie. Do te riktheheni ne qender te vemendjes e karrieres ne muajt maj dhe qershor, ku do te beni edhe pakte te medha per biznesin apo te ardhmen tuaj.



Gaforrja
Fillimi i vitit

Muajt e pare te vitit 2008 do te jene per te gjithe ju te shenjes se Gaforres momente refleksioni. Perpiquni te degjoni partnerin dhe te jetoni qetesisht, duke pritur emocione te reja. Mos u beni pesimiste, se merzia do te marre fund.

Dashuria

Do te keni emocione te reja ne kete vit. Per ata qe jane cift, do te perjetojne situata pikante. Ndersa per ata qe jane single ju pret nje vit i mbushur me aventura e situata romantike. Ne muajin prill, dielli qe do te kaloje te Dashi do t�ju sjelle pak merzi ne cift. Por mesohuni qe te respektoni ndjenjat e personit qe keni ne krah. Ne maj do te jeni ne forme. Pasioni ne cift jo vetem qe do te rikthehet, por do te sundoje ditet tuaja. Do te gezoni nje vere me me pak spec e me shume mjalte. Ndersa gushti dhe shtatori do te jene muajt qe do te favorizojne ata qe jane te vetmuar, sepse per ciftet do te rikthehen problemet. Behuni te forte e zgjidhini se bashku problemet ne lidhje. Mbi te gjitha mos genjeni, se, sic thote proverbi, genjeshtra i ka kembet e shkurtra dhe rrezikohet t�ju dalin shume shpejt. Ne muajt e vjeshtes do te perjetohen si nga ata qe jane cift por edhe single, momente relaksi, pasioni e qetesie. Shkendijat do te dalin ne dhjetor, muaj kur do te rizgjohet zjarri mes jush.

Puna dhe karriera

Viti 2008 do te jete viti ku do te arrini profesionalizem te larte. Me ne fund perpjekjet tuaja do te marrin shperblimin e merituar. Do te arrini te vini ne jete projekte per te cilet keni vite qe keni luftuar. Ne muajt e pare kreativiteti juaj do te kape maksimumin. Nese do te punoni nen nje epror, ai do te vere re aftesite tuaja dhe do t�ju ngreje ne detyre. Ne muajt prill dhe maj do te keni disa luhatje negative, fale levizjes se bezdisshme te planetit Merkur. Por qielli do te hapet serish ne vere, ku do te vijoni punen per arritjen e realizimin e projekteve tuaja.



Luani
Fillimi i vitit

Deshira per ta nisur vitin me shume dashuri, nuk do te plotesohet. Te pakten per muajin janar. Planetet ne shenjen tuaj jane ne favorizim te qetesise dhe reflektimit. Dashuria do te vije me vone, mjafton qe te dini ta shihni sepse personin e zemres e keni shume afer.

Dashuria

Fillimi i vitit eshte nje periudhe qe duhet t�ia dedikoni partnerit tuaj. Por, nese jeni vetem atehere dedikojani atyre qe ju qendrojne prane dhe interesohen per ju. Duke nisur nga muaji shkurt deshira juaj per pasion mund te plotesohet, ku dhe do te lindin histori te reja entuziaste, por edhe aventura pikante me persona qe i njihni prej shume pak kohesh. Keto njohje te reja do te jetohen me se shumti ne pranvere. Ne fakt ne mars, Dielli qe eshte planeti juaj dhe Merkuri do te mundesojne qe t�ju karakterizoje nje sharm qe do t�ju beje te parezistueshem. Do e jetoni plotesisht kete periudhe favorizuese dhe ideale per te arritur me shume. Ne pranvere do te hasin disa veshtiresi ne lidhje te gjitha ata luane qe jane cift. Do te kete disa keqkuptime e mosmarreveshje ne marredhenie. Por vera do te shuaje cdo shqetesim e marredheniet ne cift do te ecin mrekullisht. Ne vjeshte do te perjetoni nje ndjenje romantike teper te vecante. Viti mbyllet shume mire ne fushen sentimentale per te gjithe ata qe jane ne shenjen e Luanit. Ju kerkoni dashurine, ate te verteten. Po te ndaleni nje cast do e kuptoni se e keni shume afer jush.

Puna dhe karriera

Viti 2008 do te nise me kembe te mbare ne fushen profesionale. Do te keni shume energji dhe marredhenie shume te mira me koleget. Por gjate kesaj periudhe edhe reflektoni e perpiquni per te arritur me lart. Prisni deri ne pranvere, pasi ne keto muaj do te keni kohet me te mira tuaja ne aspektin profesional. Do te jeni shume te favorizuar ne muajt maj dhe qershor, kur planetet do t�ju mundesojne te keni alegrine, energjine dhe te gezoni arritjet tuaja.

 

Virgjeresha
Jupiteri ju shikon mire ne shenjen e Bricjapit dhe do te kaloni me planetin e zjarrte dhe me pas me Saturnin ne shenjen tuaj, qe do ju bejne te ktheni ne realitet thuajse te gjitha endrrat tuaja.

Nuk do te keni frike te guxoni. Saturni do te ndikoje ne maksimum, duke mos hequr optimizmin. Shume zhgenjime do ju vijne nga femijet tuaj, prandaj dhe mos u shendoshni shume

Dashuria

Viti 2008 per ju do te jete i mire ne fushen e dashurise. Marredheniet me partnerin tuaj do te shkojne me se miri. Deshirat tuaja per te qene gjithmone ne krye do t�ju ftohin pak marredheniet me partnerin.

Do te jeni me shume impulsive dhe mundohuni qe ta kaloni pa u shfryre shume te te tjeret. Nga shkurti gjerat do te vijne ne qetesi, por mos e merrni me qetesi, pasi keni shume per te bere, pasi do shume pune per te arritur te dashuria ideale. Ne pranvere gjerat do fillojne te marrin per mire, sidomos per ata qe kane tentuar ne muajt e kaluar. Ne mars do te vihet ne pune makina e pasionit, qe do te zgjoje te ju ndjenjat.

Per ata qe jane vetem eshte momenti ideal per te filluar nje histori te re dashurie.

2008-ta do te mbyllet me nje vjeshte mjaft te qete, ku raporti me personin qe doni do te jete i mrekullueshem. Kete vit jeni nen syrin e dashurise.

Puna

Fillimi i 2008-es do te jete disi nervoze per ju ne ambientin e punes. Do te perqendroheni shume dhe ne fund do te merrni rezultatet qe keni dashur. Deri ne vjeshte nuk pritet te kesh ndryshime ne pune, ku do te jeni mjaft te impenjuar. Nese do te lejoni njerezit te flasin sipas qejfit per punen tuaj pasojat do t�i shihni vetem pas disa muajsh.
 



Peshorja
Fillimi i vitit

Muajt e pare te vitit nuk do te bejne gje tjeter, vecse te theksojne ndjenjen e dashurise tek ju. Do te zbuloni ane te tjera te partnerit tuaj cka do te permiresoje ndjeshem marredheniet ne cift. Ata qe jane vetem duhet te shohin njohjet e tyre, aty do te gjeni dashurine.

Dashuria

Pasioni ne cift do te beje te mos e ndjeni te ftohtin e dimrit. Sigurisht qe keni ne krah dike qe di t�ju ngrohe zemren. Disa luhatje ne muajin mars do ju bejne qe te jeni shume kerkues apo dhe perserites. Lerini hapesire partnerit dhe mos e provokoni, do te sillni probleme. Vera do te jete elektrizuese. Pasioni do te jete ne nivelet maksimale dhe do te mund te jetoni nje raport ne cift perfekt. Ata qe jane vetem, i sugjerohet te perfitojne per te bere njohje te reja dhe do i cudisin te gjithe qe kane perreth. Gjate muajit gusht, Vensui ne shenjen tuaj do te riktheje qetesine dhe alegrine. Ndersa vjeshta do te nise me embelsi e shume afeksion per te gjithe ata qe jane cift. Me pak te favorizuar do te jene ata qe jane single. Ne vjeshte do te kene disa mosmarreveshje me njerezit qe simpatizojne e i kane per zemer. Ndaj, kujdes! Frenoni gjuhen. Viti do te mbyllet pa shume perplasje si per ata qe jane ne cift ashtu edhe per te vetmuarit.

Puna dhe karriera

Nje vit i mire ky per aspektin profesional. Do te perfshiheni direkt ne projekte te rendesishme qe do te mundesojne dhe rishikimin e pozicionit tuaj si nje lider. Por, para se te arrini ne kete pike, per disa muaj do te vendoseni ne prove te forte dhe do te perballeni me sfida te medha. Do te dini te fitoni shume beteja. Ne qershor, mund te clodheni disi dhe te qetesoheni. Produktiviteti do t�ju karakterizoje dhe pas arritjeve do te gezoni nje pushim te vogel.



Akrepi
Fillimi i vitit

Viti 2008 nis per te gjithe te lindurit ne shenjen e Akrepit shume i qete dhe i lumtur. Venusi ju favorizon ne raportet qe keni dhe krijon nje harmoni me partnerin. Per ciftet e sapokrijuara, por edhe ata qe jane single do te kete disa mosmarreveshje ne muajt e pare te vitit, qe do vijne nga xhelozia juaj.

Dashuria

Kush me shume e kush me pak, do t�i perjetoje kater muajt e pare te vitit 2008 me qetesi dhe disa situata pikante. Do te ndani me partnerin tuaj momente te mrekullueshme e do te mbani gjalle lidhjen ne menyre perfekte. Ne fund te pranveres do te fryje nje ere e lehte ne raportet ne cift, por mundohuni qe t�i shmangni debatet e kota. Mundohuni te mos jeni egoist, duhet kuptuar edhe tjetri. Vjeshta do te sjelle pasion qe do te mbartet nga vera. Do e keni te veshtire te hiqni dore nga situata qe do te sjelle vera e nxehte por tregohuni te kujdesshem nese vertet e doni personin e zemres. Dhjetori do te jete per ju me i nxehte se gushti, dhe do te perjetoni ndjenja te vecanta.

Puna dhe karriera

Nje vit me fat. I bekuar nga qielli qe do t�ju sjelle arritje te medha ne fushen profesionale. Kjo nuk do te thote se cdo gje do te shkoje fjolle, por viti do te jete i mbushur me mundesi te mira. Ne muajt e pare te vitit 2008, do te arrini te coni ne fund disa projekte qe per ju jane shume te rendesishem. Edhe pse kjo do ju kushtoje disa dite pa gjume, nga frika se nuk do ja dilni. Shtrengoni dhembet me shume kujdes do te mund te kaloni situata qe deshperuara. Disa probleme te vogla do dalin ne Mars, por do i kaloni me qetesi. Kujdes, se, per shkak te disa pengesave qe do te vijne nga persona e kolege, mund te dyshoni te puna juaj. Por mos kini frike, do ja dilni.



Shigjetari
Fillimi i vitit

Fillimi i vitit do ju gjeje me humor te mire. Te lindurin ne shenjen e Shigjetarit ne muajt e pare te vitit e dimrit te ftohte, do te ngrohen nga afeksioni qe do jua jape partneri. Do te arrini ato qe doni fale zgjuarsise suaj dhe te qenit te parezistueshem. Askush nuk do te kete guxim t�ju thote jo.

Dashuria

Per te gjithe ata qe jane vetem hapen porta te reja. Edhe ata do te mund te gezojne ngrohtesi e dashuri. Pranvera do t�ju gjeje te mbushur me shume perkedhelje, por prisni edhe nje dimer te vogel ne dashuri. Ne maj, periudha e bukur e lulezimit te dashurise do te rikthehet. Do te perjetoni pasion e gezim si dhe do te perjetoni momente te lumtura me personat qe doni. Do jeni afashinante dhe te deshiruar. Por kujdes se kjo mund te provokoje edhe xhelozi e disa skena aspak te hijshme nga partneri juaj. Keshtu qe kujdes nga i nxehti i tepert. Per ata qe jane vetem do te kene mundesi qe te gjithe veren, por edhe ne vjeshte qe njohin shume njerez te rinj. Per ata qe jane cift, 2008 do te mbyllet ashtu si nisi, si nje vit i qete dhe i mbushur me dashuri. Nuk keni kerkuar kurre me shume.

Puna dhe karriera

Nje fillim i mbare i vitit 2008 ne pune per te gjithe ju te Shigjetarit. Do e nisni vitin me projekte te reja dhe mundesi qe do te dini t�i shfrytezoni ne maksimum. Ndjeheni te inspiruar nga Merkuri, qe do te sillet si nje planet shume pozitiv ndaj jush. Pesha e pergjegjesive do te ndihet vetem ne pranvere, muaj ku profesionalizmi juaj do te vihet ne prove. Ne muajin maj, perpjekjet tuaja do te bien ne sy dhe do te permendeni kudo per aftesite qe keni dhe ato qe keni arritur.

Do te jeni me produktiv ne fund te veres, kur do t�ju ikin te gjitha dyshimet.





Bricjapi
Fillimi i vitit

Cfare fillim viti per ju te Bricjapit. 2008-a do nise ne menyren me te mire te mundshme. Do te keni nje periudhe te mbushur me puthje e perkedhelje ne raportin ne cift. Mundesi shume te mira dhe per ata qe kerkojne shpirtin binjak. Do te perfshiheni nga ndjenjat dhe do jetoni momente te paharrueshme.

Dashuria

Ky vit per ju do te jete i mbushur me ndjenja. Vetem ne muajin mars do te perjetoni disa turbulenca ne dashuri qe do ju zgjojne nga endrra e bukur qe po perjetonit per t�ju kthyer ne realitet. Do te perjetoni disa debate e zenka me partnerin dhe persona te trete do te mundohen te vihen mes jush. Muaji prill do i mbyll keto zenka. Nese do te arrini t�i kaloni, atehere do te perjetoni momente te paharrueshme ne maj dhe cdo gje do te shkoje ne vendin e vet. Situatat e turbullta do te qartesohen. Ne vere, embelsia do te kthehet ne pasion qe do te jete ne nivelet maksimale. Vetem ne shtator do te keni nje periudhe pushimi. Kete muaj ju keshillohet te jeni besnik, sepse shume situata te rrezikshme do krijohen. 2008-a do te mbyllet si duhet. Do te jeni te shperqendruar duke shijuar dashurine tuaj.

Puna dhe karriera

Perfitoni nga mbeshtetja qe ju jep Venusi per te hequr te gjitha pengesat qe keni ne pune ne muajt e pare te vitit 2008. E menjehere ne pranvere do te gezoni frytet e punes suaj dhe rezultatet e mira. Do te gjeni forcen kete vit te rimerrni ne dore projekte te lena pas. E do te bini ne sy per transformimet qe do te arrini te beni ne fushen tuaj profesionale. Do te hiqni cdo dyshim qe kishit dhe do te mund te arrini ate qe prej kohesh e keni kerkuar ne aspektin tuaj profesional. Do te jete nje periudhe e arte vjeshta per te njohur njerez te rinj dhe kolege.



Ujori
Fillimi i vitit

Me ne fund 2007 mori fund per ju miq te Ujorit. E po nis nje bote e re ne fushen e dashurise. Duket se planetet qe ju kane bezdisur per 2007 po largohen nga shenja juaj, duke dhene mundesine qe viti 2008 te jete nje vit fantastik.

Dashuria

Muajt e pare do i dedikohen dashurise. Do te perballoni me ne fund friken tuaj ne kete aspekt, duke ju bere qe te riktheheni ne persona terheqes. Keshtu per te gjithe ata qe jane te vetmuar do te shfaqen eksperienca te reja plot me pasion. Ndersa per ata qe jane cift do te krijohen raporte akoma me te fuqishme. Mos beni hapa pas, por perballoni friken qe keni. Ne vere karakteri juaj do te provokohet nga probleme qe mund te keni rrotull. Ne vjeshte do te riktheheni duke shkelqyer dhe do te rrethoheni nga dashuria e pasioni. Frika dhe dyshimi qe keni nuk do t�ju lene rehat per gjate gjithe vitit, por mos beni hapa pas. Dyshimet do ju vijne pikerisht kur te mendoni per gjera serioze. Nese hiqni dyshimet mund te jetoni nje periudhe vertet te lumtur e intrigante.

Puna dhe karriera

2008-a prezantohet si nje vit spektakolar per te gjithe ata nen shenjen e Ujorit. Ne fushen profesionale do te jeni gjenial dhe shume produktiv. Do te arrini te bindni koleget, por edhe pronaret qe te vene ne jete dhe mbeshteten ne idete tuaja. Ne pranvere do te merrni pergezime per punen e bere. Kalimi i Merkurit te shenja e Binjakeve do te beje qe t�ju dalin disa pengesa, por qe ju do te dini t�i eliminoni shume shpejt. Mos u dekurajoni, shtrengoni dhembet dhe do te kaloni cdo veshtiresi si me magji. Muajt e veres do t�jua ulin pak ritmin. Por, sa te vije vjeshta, do te rifilloni angazhimet per te arritur objektivat tuaja.



Peshqit
Fillimi i vitit

Viti 2008 do te nise pak entuziast per ju, per sa i perket dashurise. Kalimi i Venusit dhe Marsit ne shenjen tuaj do ju sjelle nevojen per pak vetmi, qe nuk eshte aspak e keshillueshme per ata qe jane cift. Nese jeni single keto lekundje do t�ju shperqendrojne disi dhe ju do te terhiqeni vetem nga jeta seksuale.

Dashuria

Vetmia do ju karakterizoje ne muajt e pare te vitit. Kjo situate do te mbaroje sapo te nise pranvera. Ne kete periudhe zemra juaj do te rifilloje te ndjeje nevoje per dashuri e perkedhelje. Perpiquni qe te rifitoni kohen e humbur duke ndenjur vetem dhe jetoni plotesisht lidhjet tuaja. Nese jeni zemra te vetmuara, kerkoni shoqeri te reja dhe perpiquni te njihni njerez te rinj. Ne vere do te ndjeheni pak te shperqendruar dhe te mbushur me deshiren per liri. Por, kujdes se kjo deshire do t�ju shtyje drejt situatave te rrezikshme per dashurine qe keni. Nese jeni ne kerkim te aventurave te reja, kerkoni thelle ne zemren tuaj e do te kuptoni ate qe vertet deshironi. Ne vjeshte me ne fund dashuria do te rikthehet tek ju fuqishem. Do te ndjeheni te mbushur me ate cka keni dhe do ja ndjeni shume nevojen partnerit tuaj. Edhe ata qe jane te vetmuar do te ndjejne shume nevojen per shoqeri si dhe do te mendojne historite e shkuara. Por nuk duhet te ktheni koken pas, kerkoni nje njeri te ri. Disa momente te lumtura e shume momente te keqija ne total mund ta bejne 2008-en per ju te shenjes se peshqve nje vit jo shume te lumtur, te pakten deri ne dhjetor, kur Venusi me ne fund largohet nga shenja juaj.

Puna dhe karriera

Muajt e pare te vitit 2008 do te jene plot me surpriza e oferta pune per ju te shenjes se peshqve. Do te dini te shfrytezoni plotesisht njohjet tuaja dhe aftesite qe keni tek njerezit per te kapur mundesi te medha ne aspektin profesional. Ne pranvere puna juaj do te kompensohet. Nuk do e kuptoni por ne keto muaj do te ktheheni ne profesionist te vertete ne fushen tuaj. Ne vere do t�ju shfaqet lodhja ne pune, cka mund te komplikoje disi ecjen tuaj drejt suksesit. Behuni gati qe te perballoni cdo lloj veshtiresie sepse ndryshe nuk do te mund te mbani pozicionin qe keni arritur.